Google search engine
Home Sport Kupa e Shqipërisë luan çerekfinalet, përplasje mes pretendentëve

Kupa e Shqipërisë luan çerekfinalet, përplasje mes pretendentëve

0
330

Superiorja i lë vendin Kupës së Shqipërisë, teksa ditën e sotme do të luhen katër sfida çerekfinale të cilat do të vendosin për ekipet që do të kalojnë në raundin pasardhës. Një nga takimet që bie më shumë në sy është ajo ai mes Laçit dhe Partizanit. Kurbinasit, që tashmë kanë marrë edhe kryesimin e kampionatit, janë një nga ekipet më në formë të momentit dhe do të kërkojnë të maksimalizojnë suksesin edhe në Kupë. Sakaq, kanë edhe një lajm të mirë siç është rikthimi pas pezullimit i sulmuesit Kirian Nuabueze.

Nga ana tjetër, edhe Partizani ka lënë pas momentin negativ dhe pas triumfit në derbi është i motivuar për të bërë mirë ndaj kurbinasve duke qenë se të kuqtë gjithashtu kanë objektiv përveç kampionatit, edhe Kupën. Ndërkohë, një tjetër duel me luftë të lartë sportive parashikohet të jetë ai mes Teutës dhe Kukësit. Durrsakët pretendojnë kampionatin, duke e pasur edhe objektiv të parë sezonal, megjithatë Kupa do të ishte një bonus teksa ata janë edhe kampionët në fuqi të kompeticionit.

Nga ana tjetër, verilindorët nuk janë në kondita të mira në kampionat dhe Kupën e kanë kthyer në objektivin madhor të sezonit. Ndërsa, nëpërmjet këtij kompeticioni duket se është edhe rruga më e shkurtër që garanton pjesëmarrjen në Europë. Ndërkaq, dy ndeshjet e tjera shohin ekipet e Kategorisë së Parë që sfidojnë ato të elitës.

Kështu, Dinamo në kryeqytet pret Skënderbeun dhe mund të përfitojë pasi korçarët mendjen e kanë te kampionati ku luftojnë për mbijetesën. Ndërkohë, Vllaznia pret Korabin dhe për shkodranët, dibranët duken rivali i duhur pqr të kaluar momentin negativ. Megjithatë, kujdesi nga të besuarit e trajnerit Bërdariç duhet të jetë maksimal, pasi Korabi surprizoi duke eliminuar Tiranën.

Ndeshjet:

13:00 Dinamo-Skënderbeu

13:00 Laçi-Partizani

16:00 Teuta-Kukësi

16:00 Vllaznia-Korabi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here