Google search engine
Home Aktualitet KLGJ shkarkon gjyqtaren Enkelejda Hoxha

KLGJ shkarkon gjyqtaren Enkelejda Hoxha

0
249

KLGJ ka pranuar kërkesën e ILD-së për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha për lirimin me kusht para kohe të dy personazheve të njohur të botës së krimit, ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen, Ilir Pajën apo Hekuran Billën.

Sipas raportit hetimor të ILD, gjyqtarja e Krujës ka dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

ILD konstaton se gjyqtarja Hoxha ka kryer procese tërësisht të njëanshme teksa kujton se ajo ka gisht edhe në një vrasje të këtij viti, Hekuran Billës të cilin e liroi edhe këtë para kohe me kusht dhe në fund u ekzekutua.

Në janar të vitit të shkuar po ashtu ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që kërkoi ndjekje penale për gjyqtaren Hoxha pasi liroi me kusht para kohe ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here