Google search engine

    I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Lushnje 57-vjeçari

    0
    268

    Policia e Lushnjes ka arrestuar një 57-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

    Mësohet se Bujar Agolli është dënuar në shtetin fqinj me tetë vite burg në akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve.

    “Ky shtetas duke qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Hollanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë”, thotë policia.

    NJOFTIMI I PLOTE

    Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

    Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

    Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Bujar Agolli, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

    Ky shtetas duke qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Hollanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë.

    Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here