Google search engine
Home Aktualitet E infektuar me COVID-19, ndërron jetë infermierja nga Lushnja

E infektuar me COVID-19, ndërron jetë infermierja nga Lushnja

0
232

Një tjetër humbje nga COVID-19 në radhët e bluzave të bardha. Bëhet fjalë për infermieren 59-vjeçare nga Lushnja Nurie Bace, e cila ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit, ku përmes një statusi në rrjete sociale, i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të 59-vjeçares dhe e vlerëson atë për punën e bërë me profesionalizëm e virtyte të larta njerëzore.

Njoftimi i plotë i Urdhrit të Infermiereve:

Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH

Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19.

Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here