Google search engine
Home Aktualitet “Covid-19 ia vuri syrin njërit prej nesh, mori më të mirin”, ish-deputeti...

“Covid-19 ia vuri syrin njërit prej nesh, mori më të mirin”, ish-deputeti humb vëllain

0
217

Ish-deputeti dhe botuesi Fatmir Toçi lajmëroi mëngjesin e sotëm ndarjen nga jeta të vëllait të tij të madh, Kujtimit 65 vjeçar që nuk ia doli të fitojë betejën me covid-19.

“U nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit im vëlla, Kujtimi, 65 vjeç, duke lënë pas një dhimbje të thellë për të gjithë ne, bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën.

Nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin,i cili duket se ja kishte vënë syrin njërit prej nesh dhe mori më të mirin, vëllain tonë më të madh.

Jeta e tij qe aktive dhe një histori suksesi si ushtarak i përkushtuar, por e vështirë në prag të moshës së tretë për shkak të një aksidenti të rëndë automobilistik, rëndimit të gjendjes shpirtërore dhe, së fundi nga virusi i pabesë që ka tronditur gjithë njerëzimin.

Vdekja e njeriut tonë të dashur është tjetër shembull i qartë dhe një thirrje për domosdoshmërinë e rritjes së kujdesit ndaj vehtes dhe domosdoshmërinë e zbatimit me rigorozitet të masave parandaluese mbrojtëse. Hunbja e njerëzve tanë të dashur, rritja e frikshme e numrit të të prekurve dhe viktimave duhet të jenë një kambanë e fortë alarmi për seicilin prej nesh në jetën e përditëshme.

Për shkak të situatës së rëndë pandemike dhe respektimit të masave mbrojtëse ceremonia mortore do të jetë familjare dhe e rezervuar në varrezat e qytetit të Kavajës, sot në orën 14.00”, shkruan Toçi në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here