Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe përfaqësues të Zyrës Vendore Arsimore e të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor panë nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve të Elbasanit.
Ata ishin pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Jorgji Dilo” të këtij qyteti, mjedise që janë kthyer në hapësira të favorshme e që garantojnë një proces optimal për vaksinimin e mësuesve.
Duke i cilësuar mësuesit si heronjtë e sakrificës, të cilët, që nga dita e parë e pandemisë nuk e kanë ndalur punën e përkushtimin në shërbim të nxënësve e procesit mësimor, znj. Kushi u shpreh e lumtur që procesi është futur në rrugë të mbarë dhe shpresëplotë që do të kontribuojë në një rikthim të shpejtë në normalitetin që duam.
Pas mjekëve dhe infermierëve, pak ditë më parë, në Shqipëri ka nisur edhe vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve.








































