Google search engine
Home Aktualitet Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Dosja kalon në Gjykatën e Posaçme, ja...

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Dosja kalon në Gjykatën e Posaçme, ja kush janë dy të pandehurit

0
252

Dosja kundër dy të pandehurve për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Të pandehurit për atentatin në datë 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës janë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Nga atentati mbetën të plagosur prokurori Ndoja dhe Aleksandër Lahon alias Pëllumb Muharremi, ndërsa shoferi i prokurorit, Andi Maloku humbi jetën në spital si pasojë e breshërisë së plumbave që u zbrazën.

Rraja dhe Halilaj akuzohen për vrasje të funksionarëve publik të mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje, grup i strukturuar kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here