Google search engine

    Apeli i Shkodrës rikthen për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut të Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj

    0
    255

    Gjykata e Apelit në Shkodër ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

    Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Elidon Ndreka, i cili raporton se arsyet e rigjykimit të dosjes bëhen për shkelje proceduriale nga Gjykata e Lezhës.

    Gjithashtu, në arsyetim thuhet se kjo gjykatë nuk ka formuluar të saktë akuzën, si dhe ka ngritur akuza të pambështetur në prova. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa Gjykata e Lezhës më herët kishte dhënë dënimin me 4 vite burg ndaj tij

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here