Google search engine

    Zani Çaushi kërkon sërish lirim me kusht, shtyhet seanca (Arsyeja)

    0
    261

    Myrteza Çaushi i njohur ndryshe si ‘Zani i Vlorës’, ka kërkuar sërish lirimin me kusht me pretendimin se i ka kryer 2/3 e viteve të dënimit. Pak ditë më parë ai ka paraqitur një kërkesë të dytë për lirimin me kusht nga burgu i Drenovëz, ku prej vitesh po kryen dënimin.

    Por teksa kanë kaluar disa muaj, tashmë në gjykatën e Korçës është rregjistruar një kërkesë e dytë e Myrteza Çaushit, i cili kërkon “lirimin me kusht”, duke pretenduar se 2/3 e dënimit i ka kryer. Për këtë kërkesë, seanca ishte parashikuar që të zhvillohej këtë të martë, por është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares.

    Vetë Çaushi, pretendon se ka vuajt te burgim, ndërsa prokuroria e Korçës thotë se Zani, ende nuk ka mbushur kuotën e 25 viteve të qëndrimit brenda ambjenteve të burgut. Seanca e radhës do të mbahet më 25 Mars.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here