Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e arsimit të PS-së ku u fokusua në disa pika.
Sipas tij gjuha angleze do të futet në të gjitha shkollat që në klasën e parë. “Që sot do e pajisim brezin e dekadës tjetër me dijet bazë. Bazuar në modelin e parë të ngritur në Tiranë që do të zhvillohet më tej tek Piramida e diktatorit e kthyer në një epiqendër të Shqipërisë së të ardhmes ne do të çelim programin kombëtar 10-vjeçar të kodimit për fëmijët 12 deri në 18 vjeç dhe do hapim qendra të specializuara të hyrjes në botën digjitale, ku fëmijëve do tu prezantohen themelet e saj”, tha ai.
Shkollat do të kthehen në qendra komunitare ndërkohë që deri në 2025 do i jepet fund mësimit me turne duke futur edhe një sistem virtual alternativ shkollimi të ndarë sips programeve dhe nevojave specifike në harmoni me edukimin në shkollë
Përsa i përket universitetve ai u ndal te kampuset e tyre, ku tha se kampusi i Universitetit të Tiranës është shtyrë për shkak të tërmetit. “Kampusi i ri i Universitetit të Tiranës, tanimë i projektuar prej 28 mijë m2 në Qytetin Studenti i bllokuar si proces realizimi përkohësisht nga goditje e rënda të tërmetit që na detyruan të spostojmë. Do ta përfundojmë më shpejt kampusin e unviersitet buqësor të Tiranës që është në kantier dhe do nisim kampusin e Akadamisë së Arteve dhe atë të universitetit Politeknik”, tha Rama.
Përsa i përket programeve të studimit, ai tha se Universiteti Teknik i Stambollit do të jetë dallëndyshja e parë pa pasur nevojë të largohesh nga Shqipëria për të studiuar këtu.
Do të jenë 10 milionë euro në vit tha ai për të stimuluar universitete publike për programe të përbashkëta studimi me universitetet europaine.
“Risia e tretë për të rinjtë do të jetë paketa e programeve të inovacionit, ekselencës në manifakturë dhe IT. Qëlllimi i kësaj risie është të mbështesim fuqishëm në kushtet e krijuara po dhe në nevojën për mbështetje kalimin e të gjithë sistemit të manifakturës shqiptare që njihet si fason në një nivel tjetër”, tha Rama.








































