Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi dyshohet se përgatisnin mina me telekomandë.
Në pranga kanë rënë 46-vjeçari Agron Gurakuqi dhe 35-vjeçari Bledian Gresa. Të arrestuarit kishin përgatitur 4 mina të telekomanduara me qëllim shitjen e tyre, kundrejt vlerës 2 mijë euro secila.
Minat janë sekuestruar nga policia, ndërsa të arrestuarit po pyeten në lidhje me porositë që kanë marrë, për të identifikuar kështu edhe persona të tjerë.








































