Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.
Sipas një raporti të Komsionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, mesatarja e refugjatëve[1] në vitin 2020 ishte mbi 550 për 100 mijë banorë për Shqipërinë, një tendencë dukshëm në rritje në raport me vitin 2015 kur janë krahasuar të njëjtat shifra dhe treguesi ishte rreth 350 për 100 mijë banorë.
Ky tregues është përpiluar nga UNHCR, Agjencia e KB për Refugjatët, dhe sipas raportit përdor të dhëna për nivelet e refugjatëve që janë mbledhur në mënyrë rutinore nga UNHCR përmes Rishikimit të saj vjetor të Statistikave të Popullsisë (PSR), duke përfshirë të dhëna në nivel vendi nga sistemet administrative të azilit dhe bazat e të dhënave direkte të regjistrimit të refugjatëve.
Shqipëria vitet e fundit ka pasur një nivel të lartë të kërkesave për azil, duke u renditur e dyta në botë në raport me popullsinë.Monitor









































