Google search engine
Home Aktualitet “Do të djeg të gjallë” shqiptari në Itali, tenton të godasë me...

“Do të djeg të gjallë” shqiptari në Itali, tenton të godasë me thikë gruan në sy të policëve

0
285

Një ngjarje tragjike, me protagonist një shqiptar ka ndodhur në Itali.

Policia Italiane njofton se ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për dhunë ndaj gruas së tij.

Ai është arrestuar në Rimini, pasi tentoi të godiste me thikë gruan e tij 30-vjeçare. E gjendur në kërcënim sistematik, gruaja ka telefonuar policinë nga frika se mos e lëndonte atë dhe fëmijët e tyre të mitur.

Gruaja, ka rrëfyer në polici se bashkëshorti i saj shqiptari ishte i dhunshëm me të edhe fëmijët, ky pretendim është konfirmuar dhe nga fqinjët, të cilët kanë pohuar se i arrestuari ushtronte dhunë.

Teksa policia po e shoqëronte në komisariat, shqiptari u kthye dhe u përpoq të godiste me thikë në stomak gruan, ndërsa bërtiste në shqip, “unë do të djeg të gjallë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here