Google search engine
Home Lifestyle Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë? Ja detaji...

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë? Ja detaji që shton dyshimet!

0
1062

Mesa duket familja e dy artistëve të njohur në vend, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të zgjerohet. Së fundmi në rrjet kanë lindur dyshimet e para se mos vallë këngëtarja bukuroshe ëshhtë shtatëzanë për herë të dytë.

Këto aludime erdhën pasi blogerja e njohur Vjosa publikoi një foto në Instagram ku dha lajmin e ëmbël që po pret një bebush. Në këtë postim vihet re urimi që Xhensila i ka bërë mikeshës së saj dhe përgjigja e blogeres nxiti këto dyshime në rrjet.

“Urime zemër”,  shkruan Xhensila në postimin e Vjosës.

“Urime edhe ty”, i shkruan blogerja, duke zbuluar kështu shtatzëninë e këngëtares.

Xhensila është mjaft aktive në palestër, gjë që na e dëshmon herë pas herë nëpërmjet postimeve të saj. Së fundmi ajo ka publikuar një video-mesazh që firma sportive “Nike” u dedikon të gjitha nënave që ushtrojnë aktivitet fizik edhe pse janë në një pritje të ëmbël, dhe mund të themi se kjo video na e shtoi dhe më shumë dyshimet.

Megjithatë, dyshja e njohur nuk kanë dhënë akoma asnjë deklaratë për t’iu përgjigjur dyshimeve të ndjekësve.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2018 dyshja u bënë prindër për herë të parë, dhe u bekuan me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here