15 fëmijë të moshave nga 2 deri në 15 vjeç, janë infektuar me koronavirus në qytetin e Lezhës.
Ndërkohë, shefi i pediatrisë në këtë qytet, Mark Marku, në një intervistë që ka dhënë për Abcneës, shprehet se të gjitha këto raste janë identifikuar brenda një muaji, duke shtuar se vetëm 5 fëmijë marrin mjekim të specializuar, ndërkohë pjesa tjetër kanë simptoma të lehta. I pyetur se nga mund ta kenë marrë smëundjen vdekjeprurëse ai është shprehur se nga familjarët, por edhe nga institucionet arsimore.
“Aktualisht nuk kemi të shtuar, por javën e fundit janë 5 fëmijë që ndiqen në shtëpi me mjekim ambulator. Gjendja është e mirë. Kemi një shtim, të rasteve të fëmijëve me Covid. Shtimi është dyfish. Nëse vjet nga marsi deri në tetor kemi pas 22 raste, të cilët për fat të mirë. Aktualisht në dy mujorshin e fundit, çdo ditë kemi raste të reja. Rastet që janë parë, janë ata familjare. Një nga familja ka dale me Covid 19, kanë rezultuar edhe këta. 80 % e zënë këta. 20 % janë sporadike. Mendojmë se mundësia është më e madhe në institucione arsimore, ku kontakti është më i madh”, është shprehur ai.







































