Google search engine

    Mjekja tek “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë, familjarët thirrje për të dhuruar gjak: Na duhet grupi ‘0+’

    0
    260

    Të gjithë ata me të njëjtin grup, duhet të paraqiten tek Banka e Gjakut në Spitalin “Shefqet Ndroqi”

    Mjekja endokrinologe, Varvara Lile ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ pasi është infektuar me koronavirus. Familjarët e saj kanë bërë apel në rrjetet sociale duke kërkuar dhurues gjaku.

    Kjo pasi mjekja na nevojë për gjak të grupit “0+”. Ndërkohë që nuk është bërë me dije se çfarë e ka shkaktuar rëndimin e gjendjes shëndetësore të mjekes. Të gjithë ata me të njëjtin grup, duhet të paraqiten tek Banka e Gjakut në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe të dhurojnë në emër të Dr. Varvara Lile.

    Kushtet që duhet të plotësoni për të dhuruar gjak janë këto:

    Duhet të keni gjak të grupit Zero Pozitiv me IGG të lartë ose së paku të keni antitrupa për Covid-19.

    Duhet ta keni kaluar Covid-19 dhe të keni të paktën 28 ditë pa simptoma.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here