Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 15 humbje jete, ndërsa janë infektuar me virusin covid-19, 543 persona.
Sipas ministrës së Shëndetësisë, viktimat janë: 4 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç.
Ndërkohë rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 188 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, Finiq, 11 në Delvinë, 9 në Kamëz, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Pukë, Kuçovë, nga 5 raste në Korçë, Mallakastër, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Berat, Prrenjas, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Dibër, Patos, nga 1 rast në Gjirokastër, Ura Vajgurore.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë.








































