Google search engine
Home Rajoni Kosova Zyrtare/Kosova hap Ambasaden ne Jerusalem

Zyrtare/Kosova hap Ambasaden ne Jerusalem

0
262

Shteti i Kosovës ka hapur zyrtarisht Ambasadën në Jerusalem. Lajmin e ka bërë me dije ditën e sotme Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

“Në pamundësi për të qenë prezentë në Jerusalem, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të Ngarkuarën me Punë në Izrael që pllakën e zbuluar nga ministri (i Jashëm i Izraelit, Gabriel) Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD-ja thotë se me hapjen e hapjen e Ambasadës së saj në Jerusalem, Kosova ka përmbushur zotimin e dhënë më 1 shkurt, kur të dyja shtetet vendosën marrëdhënie diplomatike.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thotë Ministria e Jashtme dhe e Diasporës.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit u bë në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit, 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here