Edhe Irlanda i është shtuar listës së shteteve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës Oxford / AstraZeneca kundër Covid si një masë paraprake pas raporteve të vazhdueshme të mpiksjes së gjakut në njerëzit që e kanë marrë atë.
Zëvendës shefi mjekësor, Dr Ronan Glynn, tha se organi këshillues i Irlandës për vaksinat kishte rekomanduar që vaksinimi me AstraZeneca të “shtyhej përkohësisht” me efekt të menjëhershëm.
Raportet e para të mpiksjes së gjakut tek njerëzit që marrin vaksinën AstraZeneca dolën nga Austria dhe shkaktuan një shqetësim të madh, duke çuar në një numër vendesh evropiane, përfshirë Danimarkën e cila ndaloi përdorimin e tyre në pritje të hetimeve. Irlanda përmendi raportin për një vdekje dhe tre shtrime në spital në Norvegji, i cili doli të shtunën. Ky vendim erdhi pasi Irlanda kishte kërkuar nga kompania të shtonte furnizimin me vaksina në vend.







































