Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndërsa ishte sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës është takuar me përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit.
Basha u shpreh se të gjithë bashkë do t’i japin fund të keqes, sipas tij.
“Sot si Ditë Vedre dhe ditë shprese që të gjithë bashkë më 25 prill do ti japim fund kësaj të keqe. Thirrjes për ndryshim po i përgjigjemi ne. Thirrja vjen nga çdo shtëpi dhe familje. Dita e Verës është dita kur shpresa thyen frikën siç e thyen pranvera dimrin. Në Elbasan do të vendoset në piedestal qytetaria. Të bëhemi të gjithë bashkë që në 26 prill të festojmë edhe njëherë ditën e Verës, ditën e ndryshimit”, tha Basha.
Kujtojmë se sot në Elbasan plasi sherri mes militantëve. Teksa Kryeministri Rama po kalonte në bulevardin kryesor të qytetit, ku ishte aty për të vizituar një panair agrobiznesi që ishte hapur me rastin e 14-Marsit, mbështetësit e Bashës thirrën ‘Rama ik’, duke sjellë reagimin e të pranishmëve aty.
Episodi degjeneroi në përplasje fizike dhe vetëm ndërhyrja e policisë mundi të shmangë precipitimin e mëtejshëm, duke shoqëruar në Komisariat disa persona.









































