Google search engine

    Pas mësuesve, ja me kë vijon programi i vaksinimit, Rama:Tjetër sasi vaksinash pas pak ditësh

    0
    243

    Ka nisur sot procesi i vaksinimit edhe për mësuesit dhe pedagogët, ndërkohë që kryeministri Edi Rama bën të ditur se më pas do të vijohet me policët dhe ushtrinë.

    Ai bëri të ditur se pas pak ditësh do të mbërrijë një tjetër sasi e konsiderueshme vaksinash.

    Manastirliu i kujtoi Ramës se janë dhe të sëmurët kronikë, ndërkohë që kryeministri theksoi se tashmë detyra është të goditet sa më shumë zinxhiri i infektimeve nga COVID-19 duke vaksinuar sa më shumë.

    “Seria jonë ka ardhur nga Suedia. Në Britaninë e Madhe kanë bërë miliona vaksina AstraZeneca dhe s’kanë pasur asnjë problem, asnjë rast. Janë pezulluar në disa vende, është seri tjetër. Janë shumë pak raste, dhe atë po i thosha sot, kishte dalë drejtori i ISHP italiane e thoshte që është alarm fallco. Prandaj ne duam t’ju nxjerrim sa më shpejt nga ky shqetësim, dhe që mësuesit bashkë me mjekët e infermierët mos kenë mundësi të preken nga virusi.
    Jemi afër një lajmi të madh. Edhe pak ditë dhe do sjellim një sasi tjetër të vaksinave. Sfida juaj është të thyejmë
    Të vazhdojmë me gjithë pjesën tjetër Policinë, Ushtrinë gjithë ata që kanë ndërveprim.
    Ata me sëmundje kronike
    Të godasim gjithë pjesën e zinxhirit që ka kontakte më shumë.”- tha Rama.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here