Google search engine

    ‘Mjekët e Kosovës do të vaksinohen në Kukës’/ Ministri i Shëndetësisë reagon pas deklaratës së kryeministrit Rama

    0
    198

    Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar për thirrjen e kryeministrit Ramës që stafi shëndetësor i tyre të vaksinohet në Kukës.

    Zemaj thotë se prioritet për Kosovën është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, dhe Kosova ka plan të sajin të hartuar se si do të zhvillohet.

    Nga kjo përgjigje nuk kuptohet nëse Kosova do të pranojë ose jo thirrjen e Ramës, duke ditur që ende aty s’ka ardhur as doza e parë e vaksinës ndaj COVID-19.

    “Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, ka deklaruar Zemaj.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here