Doktori Arben Dhima shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakoshme nga jeta të mjekut të njohur endokrinolog Gerond Husi.
Pas disa ditësh betejë me virusin në Stamboll, Husi është ndarë nga jeta sot në moshën 50 vjeçare.
Mjeku dhima shkruan se bota mjekësore ka humbur sot një njeri fisknik. Ai shkruan se është i pikulluar nga dhimbja dhe se doktor Gerondit do tju mungojë shumë të gjithëve.
“Bota mjekësore sot humbi fisnikërinë, xhentilesën dhe dhimshurinë e një humanisti të madh. Kjo është një ditë plot dhimbje. Zemra e Gerit pushoi së rrahuri, por një zemër që ka prekur kaq shumë jetë do të vazhdojë të jetojë tek ata që e donin.
Buzëqeshja jote ishte forca jote më e madhe dhe vështrimi yt, siguria jonë.Do na marrë malli shumë për ty ! Jam i dërrmuar dhe fjalët më mungojnë nga kjo dhimbje e pafund dhe e pa drejtë ku gjithçka duket e errët dhe e pashpjegueshme. Jeta na vë përherë përpara provash të vështira . Lamtumirë miku im! Do të jesh përherë në mendimet e mia,” shkruan mjeku Dhima për kolegun e tij.







































