Google search engine
Home Sport Dështoi në Champions. Juventus nxjerr në shitje Ronaldon për 60 mln euro

Dështoi në Champions. Juventus nxjerr në shitje Ronaldon për 60 mln euro

0
246

Kristiano Ronaldo do të largohet nga Juventusi në qershor, madje thuhet se Juventusi tashmë ka caktuar edhe çmimin për lirimin e tij, teksa kërkon 60 milionë euro dëmshpërblim. Dështimi në Ligën e Kampionëve, ku Juventusi u eliminua nga Porto në 1/8 e finales, ka bërë që drejtuesit e ekipit nga Serie A të marrin një vendim të tillë. Ronaldo 36-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshëm kurse te ekipi italian u transferua në vitin 2018 nga Real Madridi për 120 milionë euro. Këtë edicion, Ronaldo ka shënuar 27 gola në 32 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat. Së fundi, interesim për yllin portugez ka shprehur Paris San Zhermen. Ndërkohë, Nikola Legrotalie, legjenda e Zonjës së Vjetër, ka këshilluar Kristiano Ronaldon që të vazhdojë ta veshë fanellën e Juventusit, të paktën edhe për një sezon. CR7 ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2022, por nuk përjashtohet një largim i mundshëm në afatin kalimtar të verës. Ka zëra se e do me çdo kusht Paris San Zhermen, derisa spekulimet janë rritur edhe për një rikthim të mundshëm te Real Madridit, të paktën kështu raportoi të enjten mbrëma ‘El Chiringuito de Jugones’. Sido që të jetë, Legrotalie ka këshilluar Ronaldon të tentojë edhe një sezon me Juven të fitojë atë për çfarë edhe ka ardhur, Ligën e Kampionëve. “Duke e njohur Ronaldon, ai nuk është një heq dorë. Ai do të qëndrojë derisa të arrijë qellmini e tij. Ai e do Ligën e Kampionëve dhe do të tentojë të paktën edhe një vit”, u shpreh legjenda e Juves. Ronaldo po luan sezonin e tretë me “Zonjën e Vjetër” italiane. Ndërkohë, shtohen zërat në media të ndryshme që parashikojnë rikthimin e Ronaldos në Madrid, tek Reali. Të dy palëve iu mungon suksesi europian, teksa portugezi duket se e ka të vështirë ta bëjë këtë me bardhezinjtë. Ndaj, nga Spanja sipas “El Chiringuito” është duke u përfolur gjithnjë e më shumë një operacion rikthimi i 3-vjeçarit në Madrid. Agjenti i Ronaldos, Horge Mendez ka pasur bisedime me drejtues të klubit madrilen për të studiuar mundësitë. Ndërkaq, duket se edhe nga Juventus nuk do të ketë shumë pengesa nëse futbollisti vendos të largohet pasi rroga e tij është duke rënduar gjithnjë e më shumë bilancet e klubit Italian. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi deri tashmë nuk ka asgjë zyrtare nga palët, teksa edhe PSG mbetet një alternativë për Ronaldon. Gazetari i njohur dhe i afërt me Real Madridin, Josep Pedrerol, dha lajmin e madh në ‘El Chiringuito de Jugones’ të enjten mbrëma se agjenti i CR7, Jorge Mendes, befasisht ka folur me drejtuesit e klubit për rikthimin e mundshëm të CR7. Lidhur me këtë tani është pyetur edhe Zinedine Zidane, i cili ka vetëm fjalë të mira për njeriun që ka shkruar historinë me Realin. Sido që të jetë, nuk ka dashur shumë të përzihet në këtë punë. “E dimë se çfarë lojtari është dhe çfarë ka bërë dhe dashurinë që kemi për të. Këtu ai ka shkruar historinë, është i mrekullueshëm. Tani është lojtar i Juves dhe nuk mund të them asgjë më shumë për ato që thuhet. Është lojtar i Juves dhe duhet t’i respektoj këto gjëra”, u shpreh Zidani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here