Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje të reja, kamerat e sigurisë filmuan gjithçka kur u vu...

Zbardhen detaje të reja, kamerat e sigurisë filmuan gjithçka kur u vu tritoli në makinën e prokurorit. Ja çfarë u gjet në parkimin ku ndodhi shpërthimi

0
248

Zbardhen të tjera deja në lidhje me tritolin e vendosur në makinën e Prokurorit, Arjan Muça një ditë më parë. Raportohet se kamerat e sigurisë kanë filmuar personin, që ka montuar minën me celular në makinë.

Personi ishte me motor dhe i veshur me rroba të zeza, i cili ka hyrë në parking, ka montuar minën dhe është larguar.Ndërkohë pranë vendit të ngjarjes është gjetur një bateri celulari, që tregon se mina është shpërthyer me celular.

Mësohet se autori e ka pasur të qartë mjetin, ku do ta vinte bombën, pasi nga filmimet rezulton se ai i është drejtuar direkt mjetit të prokurorit, sapo është futur në parkingun e qendrës tregtare.

Atentatorët nuk kanë pasur qëllim vrasjen e prokurorit apo bashkëshortes së tij, por vetëm që t’iu dërgonin një mesazh kërcënues, dhe kjo nisur nga sasia e vogël që kanë vënë në mjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here