Policia ka gjobitur kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, me 5 milionë lekë të reja, për shkak të tubit elektoral që zhvilloi ditën e djeshme në Kavajë.
Kjo gjobë vjen pas shkeljes flagrante të masave anti-Covid.Qindra simpatizantë u mblodhën në mes të qytetit për të pritur kreun e PD, ndërsa vetë Basha u ngjit mbi mjetin e tij tip “Range Rover” dhe i falenderoi.
Po ashtu janë proceduar edhe 20 mbështetës, në mesin e tyre edhe ish kryebashkiaku i djathtë i Kavajës, Isa Sakja.
Ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u prit nga qindra persona në qendër të Kavajës. Shumica prej tyre nuk mbanin maska dhe as nuk respektonin distancën, duke mos respektuar rregullat që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.








































