Google search engine
Home Bota “Të armatosemi dhe ta vrasim atë bir k****! Copë m*** dua të...

“Të armatosemi dhe ta vrasim atë bir k****! Copë m*** dua të të shoh të vdekur”/ Kërcënuan me jetë presidentin e Italisë, në hetim 11 persona, mes tyre edhe 2 shqiptarë

0
294

Kërcënohet dhe fyet Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella. Pas mesazheve të shumta, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me rastin.

Nën hetim janë vënë 11 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

“Le të armatosemi dhe të shkojmë ta vrasim atë bir k****”, “Uroj të vdesësh”, “Mezi pres që të jem në funeralin tënd”, “cope m*** dua të të shoh të vdekur”, janë disa nga mesazhet që janë mbledhur nga Prokurori.

Postimet janë bërë gjatë kohës që Italia ishte futur në karantinë si pasojë e shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Personat që po hetohen kanë një shpërndarje të gjerë gjeografike, por kanë dhe profesione të ndryshme. Në hetim janë, Simone Gagliardone, Renè Nani, Arjan Karagjozi (Shqiptar që punon si elektricist në Genova), Alessandra Pioli, Carlo Botta, Rosario Ricci, Irena Salati (Shqiptare që jeton në Romë), Alessio Pichi, Salvatore Giuseppe Ingrosso, Alessandro Bellomo  dhe Vito Contesi.

Akuzat e ngritura ndaj personave nën hetim janë “ofendim të nderit dhe prestigjit të Kryetarit të Shtetit”, “fyerje dhe kërcënim” të bëra nga mediat sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here