Google search engine
Home Rajoni Kosova “Subvencioni 2021”/ Vijon aksioni i policisë, arrestohet një zyrtar i lartë i...

“Subvencioni 2021”/ Vijon aksioni i policisë, arrestohet një zyrtar i lartë i Drejtorisë së Bujqësisë, zbardhen akuzat

0
250

Vijojnë arrestimet e policisë së Kosovë, në kudër të operacionit “Subvencioni 2021”. Ditën e sotme është arrestuar, një zyrtarë i Drejtorisë së Bujqësisë së Pejës, me iniciale A.B.

Mësohet se ai dyshohet për përfitimin e 48 mijë eurove në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, zyrtarit i është bastisur shtëpia, por nuk i janë gjetur para. Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit do të qëndrojë në komisariat për 48 orë.

Po ashtu, në lidhje me këtë Gazeta Express, ka kontaktuar dhe Kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, i cili ka thënë se nuk ka dijeni në lidhje me arrestimin, por punonjësi me iniciale A.B nuk është paraqitur në punë ditën e djeshme.

Më 24 shkurt 2021, policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në Ministrinë e Bujqësisë, lidhur me ryshfete në subvencionet. Gjatë operacionit u arrestuar 11 persona. Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh 11 të arrestuarve. Po ashtu arrestimet kanë vijuar dhe në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here