Google search engine
Home Politike “S’ka koalicion LSI-PS”/ Presidenti Meta kërcënon hapur kreun e PD dhe zbulon...

“S’ka koalicion LSI-PS”/ Presidenti Meta kërcënon hapur kreun e PD dhe zbulon frikën e tij të madhe: Nëse Rama merr Bashën do të thotë që e ka pasur gjithnjë me vete

0
376

Presidenti Ilir Meta nën frikën se kryeministri Rama dhe kredemokrati Lulzim Basha mund të kenë një koalicion të fshehta, ka dalë me një paralajmërim të fortë kërcënues.

Meta thotë se nëse PS-PD bëjnë marrëveshje pas zgjedhjeve atëherë, Rama e ka pasur Bashën gjithmonë me vete dhe se sulmet mes njëri tjetrit kanë qenë të stisura.

Gjatë një interviste për MCN TV, Meta përjashtoi mundësinë e një koalicioni të mundshëm mes LSI dhe PS duke thënë se për këtë bazohet tek njohja personale me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, por shtoi se nëse Rama arrin të bëjë koalicion me Bashën atëherë sipas tij kjo do të thotë se e ka pasur kreun e opozitës gjithnjë me vete.

“Unë nuk hy në çështjet e opozitës, por dy gjëra mund t’i them sa i takon zonjës Kryemadhi, në natyrë të njohjes personale. Nuk është se nuk bën gabime dhe një nga gabimet që bëri është dalja nga parlamenti. Dy gjëra janë të përjashtuara: Që LSI të bëjë koalicion me Ramën dhe e dyta të bëjë lojë dyfishe me ata që i quajmë oligarkë. Për fat të keq largimi nga parlamenti i opozitës e lehtësoi Ramën. Nëse Lulin e merr tani do të thotë që e ka pasur gjithnjë me vete”, deklaroi Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here