Google search engine
Home Bota Shpërthejnë tensionet e larta mes Greqisë dhe Turqisë, mediat zbardhin incidentet se...

Shpërthejnë tensionet e larta mes Greqisë dhe Turqisë, mediat zbardhin incidentet se çfarë po ndodh

0
299

Marrëdhëniet mes dy shteteve vazhdojnë të jenë të tensionuara, ku herë pas here kanë ndodhur incidente, më e fundit është regjistruar në datën 5 dhe 7 mars nga ushtarët turq në kufirin greko-turk në Evros.  

Incidenti është raportuar nga rojet kufitare greke dhe gjermane që patrullonin zonën nën ombrellën e Frontex. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, ngjarja është raportuar edhe tek Komisioni Europian përemes një letre të kreut të organizatës, Fabrice Letzeri.

Sipas letrës, ushtarët turq, në datën 5 mars, në zonën e Tycher, sapo kanë kuptuar praninë e një patrulle në anën greke të kufirit, i kthyen dritat rojeve kufitare greke dhe evropiane dhe kanë qëlluan dy herë në ajër për frikësim.

Incidenti i dytë është regjistruar 48 orë më vonë në të njëjtën zonë ku disa ushtarë turq, sapo kuptuan se një patrullë po lëvizte në anën greke të kufirit, u larguan nga vendi i ngjarjes që kishin ngritur në vend dhe qëlluan një herë në ajër.

Zyrtarët gjermanë hartuan raporte të cilat i dërguan në Frontex, ndërsa raportet në selinë e policisë dhe udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve u hartuan nga shefat e drejtorive rajonale të Maqedonisë Lindore dhe Trakisë të Ushtrisë Çlirimtare Greke.

Sipas pretendimeve të palës greke, të shtënat u regjistruan në të njëjtën pikë dhe se për shumë muaj nuk ka pasur incidente të ngjashme përgjatë kufirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here