Google search engine
Home Aktualitet Publikohet fotoja, ky është muzikanti që u gjet i vdekur në garazhin...

Publikohet fotoja, ky është muzikanti që u gjet i vdekur në garazhin e tij në Dropull

0
239

Muzikanti Vasil Konomi është gjendur i vdekur në garazhin e tij në fshatin Goranxi të Dropullit. Sipas raportimeve paraprake vdekja duket se ka ardhur nga shkaqe natyrore.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Gjirokastrës ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Publikohet fotoja, ky është muzikanti që u gjet i vdekur në

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here