Google search engine
Home Politike Degradon situata tek zyrat e FRD-së, presidenti i vendit me fjalor rruge...

Degradon situata tek zyrat e FRD-së, presidenti i vendit me fjalor rruge dhe konfrontim fizik me policinë, vjen reagimi i ashpër i Erion Veliajt: Është në fazë degjenerimi total, rrugaç dhe i alkoolizuar

0
233

Një situatë e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë tek zyrat e FRD-së mes Presidentit të vendit, Ilir Meta, dhe Policisë. Tensionet kanë agravuar në fyerje banale dhe konfrontim fizik.

Kjo përplasje ka ardhur pas një vendimi nga bashkie që ka shkuar të lirojë zyrat e selisë së partisë Fryma e Re Demokratike.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj: Ata që kanë një politikë zaptimi, duhet ta kuptojnë se nuk duhet bërë zaptim. Cdo i marrë dhe rrugac të vijë Bashkia e tiranës nuk do e lejojë vendi ka rregulla për partitë politike, partitë të marrin me qera ku të duan por jo të zaptojnë pronat e bashkisë. Nuk iu takon strehim në pronat bashkiake. Ai e din qe prej 3 vitesh që nuk duhet të jetë aty. Ilir Meta po kalon një fazë degjenerimi total, fizik e psikik, është i alkoolizuar. Ai është një rrugac.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here