Google search engine
Home Politike Rama kërkon përjashtimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të njohur socialist/ Leter urgjente...

Rama kërkon përjashtimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të njohur socialist/ Leter urgjente Asamblesë: S’do jetë më pjesë e PS-së, të mos lejohet në fushatë. Zbardhet lëvizja e fundit e kryeministrit

0
259

Pasi dha dorëheqje kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhe nuk pranoi të bëhet pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit është zbardhur kërkesa e kryeministrit.

Pas këtij vendimi të Dritan Lelës, bëhet me dije se Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës, duke i kërkuar Asamblesë që Leli të mos jetë pjesë e fushatës.

Rama iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë ku kërkon përjashtimin e tij.

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhet në mesazhin e Ramës, që vjen pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Ramës për të qenë në listën e kandidatëve pre deputetë të PS në Vlorë.

Mesditën e sotme kryeministri Rama pritet të zhvillojë një takim me shtabin elektoral të qarkut të Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here