Një 22-vjeçare tek Infektivi është duke iu nënshtruar një operacioni cezarian për të sjellë në jetë fëmijën e saj.
Mësohet se e reja është në gjendje të rëndë, e intubuar ndërsa mjekët janë detyruar të ndërhynë edhe pse ajo ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Situata e të resë është kritike ndërsa ende nuk dihet gjë për shëndetin e foshnjës.
Ky nuk është rasti i parë që mjekët e spitaleve Covid, bashkëpunojnë me ata të maternitetit “Koço Gliozheni”.
Foshnjat kanë lindur të shëndetshme dhe të pa infektuara, por fati i nënave nuk ka qenë gjithnjë i mirë.









































