Google search engine
Home Politike Mitingu në Kavajë, Policia e Shtetit gati gjobën për Lulzim Bashën

Mitingu në Kavajë, Policia e Shtetit gati gjobën për Lulzim Bashën

0
218

Pas mitingut të kreut të PD, Lulzim Basha në Kavajë, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit shpreh shqetësim për atë që ajo e cilëson thyerje flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.

“Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here