Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se rezultati i zgjedhjeve këtë vit pritet të shpallet më shpejt se sa në zgjedhjet e kaluara.
Ai theksoi se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për kolicioniet dhe për partitë politike maksimumi mund të zgjasë deri në 72 orë.
“Shpresojmë që për partitë politike dhe koalicionet më shpejt se herët e tjera. Nuk e besoj brenda natës. Shpresojmë që të mos kemi probleme dhe të kemi një kohë më shkurtër për koalicionet dhe për partitë politike. Shpresojmë në 48 orët ose maksimumi 72 orë, për partitë”, tha ai.
Celibashi shpjegoi konkretisht se si do të procedohet me numërinim e votës për partinë, ose për votën preferenciale.
Ai shtoi se fleta e votimit do të rivlerësohet dy herë, njëherë për partinë ose kolicionin dhe pastaj për votën preferenciale.
“Fillimisht do të nxjerrim për partitë dhe koalicionet. Do bëhet tabulimi i këtij rezultati dhe pasi të ketë përfunduar tabulimi për çdo qendër votimit të një qarku, pra, të ketë përfunduar procesi i nxjerrjes së rezultatit të partisë dhe koalicionin të tabulohet ky rezultat dhe pastaj menjëherë do të fillojë procesi i rivlerësimit, se e njëjta fletë votimi është, por që do numërohet dy herë”, tha ai.