Mediat amerikane kanë publikuar videon ku shihet momenti i rëndë i vrasjes nga policia të një të mituri 15-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur nëntorin e kaluar në Oklahoma të SHBA-së, ndërsa sot pesë policët që kanë qenë në shërbim dhe kanë qëlluar mbi të po akuzohen për vrasje të shkallës së parë.
I mituri Stavian Rodrigyuez, u qëllua nga policët pasi tentoi të grabiste nën kërcënimin e armës një dyqan në Oklahoma. Në të shihet se si Rodriguez, qëndron para policëve dhe hedh me shpejtësi armën në tokë.
Ai madje ngriti duart dhe në ajër, por sapo i ul qëllohet për vdekje. David Prater, gjyqtar në Oklahoma, ka vendosur që pesë policët e përfshirë në ngjarjen e rëndë të dënohen për vrasje të shkallës së parë. Autopsia ka zbuluar se Rodriguez kishte pësuar 13 plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit të përdorur nga policët.









































