Google search engine
Home Aktualitet “Kriminelët e votës të përfundojnë në burg!”/ Ramush Haradinaj merr vendimin që...

“Kriminelët e votës të përfundojnë në burg!”/ Ramush Haradinaj merr vendimin që nuk pritej dhe kërkon rinumërimin e votave në zgjedhje, ja deklarata e kreut të AAK-së

0
254

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të gjithë ata që kanë keqpërdorur vota të përfundojnë në burg. Po ashtu ish-kryeministri i Kosovës kërkoi rinumërimin e plotë të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk e kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve pasi nuk sheh arsye që dikush të dalë kundër rinumërimit.

“Kërkojmë nga organet e rendit, ligjit dhe hetuesisë që kriminelet e votës të të gjitha partive të përfundojnë në burg. Ne nuk kontestojmë rezultatin e zgjedhjeve, nuk e di pse dikush duhet të jetë kundër rinumërimit”, u shpreh Haradinaj.

“Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë, pra ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë apo të VV-së, LDK-së, PDK-së apo partive të tjera dhe nuk shoh arsye që dikush me dalë kundër rinumërimit përpos nëse keqpërdorime për të cilat nuk dinë opinioni”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here