Google search engine
Home Bota Kishte ndërtuar fermë kanabisi në Britani, kapet 24-vjeçari shqiptar.

Kishte ndërtuar fermë kanabisi në Britani, kapet 24-vjeçari shqiptar.

0
273

Një 24-vjeçar shqiptar u arrestua në një shtëpi në Blackburn Road Rishton, pasi oficerët zbuluan brenda një objekti, një “krijim të sofistikuar të kultivimit të kanabisit”.

Policia tha se gati 100 bimë janë gjetur në të dy katet e shtëpisë , të cilat janë sekuestruar dhe do të shkatërrohen, raportojnë mediat britanike.

Burri tani është akuzuar dhe paraburgosur për veprën e kultivimit të kanabisit dhe do të paraqitet në gjykatë.

Një fermë tjetër kanabisi u zbulua dje në Lostock Hall, afër Preston.

Mediat në Britaninë e Madhe vazhdojnë që të nënvizojnë se shumë ferma kanabisi zbulohen në territor dhe shumë prej tyre, “punohen” nga shqiptarët.

Shpesh herë, punëtorët shqiptarë “kalojnë” përmes kësaj rruge, duke qenë të detyruar të punojnë në ferma të kanabisit, me qëllim që të shlyejnë borxhet që kanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here