Google search engine
Home Aktualitet Ishte larguar nga banesa prej dy ditësh, kush është 55-vjeçari që u...

Ishte larguar nga banesa prej dy ditësh, kush është 55-vjeçari që u gjet i pajetë në Himarë

0
218

Zbardhen detaje të reja për 55-vjeçarin, që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm, në fshatin Nivicë të Himar.

Ai ishte i divorcuar nga bashkëshortja prej disa vitesh dhe jetonte i vetëm. Ishte prind i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, të cilët kishin marrëdhënie shumë të mira edhe me të atin, edhe pse jetonin me nënën e tyre.

Sipas bashkëfshatarëve të tij, 55-vjeçari, person shumë i mirë dhe komunikues me banorët e fshatit, kishte dy ditë që ishte larguar nga banesa për të bërë dru. Mungesa e tij në banesë bëri atë që vëllezërit e tij të viheshin në kërkim të tij, të cilët mëngjesin e sotëm janë përballur me trupin e vëllait të tij poshtë një trungu peme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here