Google search engine
Home Aktualitet I vendosën tritol sot në makinë, Klodiana Lala jep detaje: Kush është...

I vendosën tritol sot në makinë, Klodiana Lala jep detaje: Kush është prokurori i “dosjeve” të Vettingut, bashkëshorti i një gjyqtareje

0
288

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi i mjetit të prokurorit Arjan Muça, te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se shpërthimi i mjetit dyshohet se është bërë me lëndë plasëse, teksa ka qenë i parkuar në minus dy kate, në një qendër tregtare.

Lala raporton se prokurori Muça ka qenë oficer te Krimet e Rënda, është emëruar prokuror në Gjirokastër, dhe muajt e fundit është komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai bën raportet për gjyqtarë e prokurorë që kalojnë në Vetting.

Prokurori Muça ka edhe bashkëshorten gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës, Gentiana Muça, ndaj dhe është ende e paqartë nëse ngjarja lidhet me të apo me të shoqen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here