Google search engine
Home Aktualitet “Bisha Turke” 1400 tonëshe dhe 62 metra e gjatë ankorohet në Durrës

“Bisha Turke” 1400 tonëshe dhe 62 metra e gjatë ankorohet në Durrës

0
299

Është ankoruar në Durrës, për herë të parë nëndetësja “TCG Çanakkale”, e cila do të qëndrojë në vendin tonë për tre ditë.

Autoriteti Portual i Durrësit në rrjetet sociale, njofton se nëndetësja “TCG Çanakkale”, ka mbërritur në port më 9 mars.

Në njoftim theksohet se vizita treditore e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë. Gjatë viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

“Bisha” 1400 tonëshe dhe 62 metra e gjatë ankorohet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here