Google search engine
Home Bota BE miraton vaksinën me një dozë të Johnson&Johnson

BE miraton vaksinën me një dozë të Johnson&Johnson

0
230

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi të enjten se kishte miratuar vaksinën Johnson & Johnson.

Vaksina J&J është vaksina e katërt që miratohet nga Bashkimi Europian, pas miratimit të vaksinës BioNTech-Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.  Vaksina,  e zhvilluar nga kompania farmaceutike Janssen në pronësi të J&J dhe me qendër në Belgjikë, ndryshon nga vaksinat e tjera të aprovuara pasi kërkon vetëm një dozë.

Provat klinike globale kanë treguar një efektivitet prej 66%  në parandalimin e varianteve të ndryshme të COVID-19 dhe 85% efektivitet në mbrojtjen e njerëzve nga zhvillimi i infeksioneve të rënda.

BE tashmë ka siguruar 400 milion doza të vaksinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here