Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të përjashtohet nga Partia Socialiste Dritan Leli, kreu i Bashkisë Vlorë. Në mbledhjen e djeshme të asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë, ndërsa ka prezantuar kandidatët për deputetë dhe ka ndarë zonat elektorale, koordinatori politik i qarkut, Damian Gjiknuri ka lexuar një letër porosi të Ramës.
Rama i pyetur mbrëmjen e sotme në “Real Story” , tha se nuk ka pasur asnjë problem, asnjë ndëshkim publik për Dritan Lelin, thjesht është një çështje e brendshme e PS.
““S’ka ndodhur asgjë, unë i kam kërkuar të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar, dhe kaq. Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani, ka qenë një mesazh që unë kam çuar, se nuk isha dot i pranishëm dje. Shumë i thjeshtë, shumë i shkurtër, pa asnjë ekuivok, që përderisa Dritan Leli refuzoi të ishte pjesë e skuadrës, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin, kaq.
Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk ka pse të jetë në skuadër. Kaq e thjeshtë është. ”, tha Rama.








































