Presidenti Ilir Meta ka dalë me një tjetër mesazh për 25 prillin, ku thotë se do të jetë një festë e madhe e demokracisë. “Kush kërkon t’jua prish festën, duhet të ketë parasysh se nuk do të ndiejë askush keqardhje që do të bëhet KURBANI i kësaj feste”, paralajmëron presidenti.
Postimi i Metës
Jam i sigurt se 25 prilli është dita e rizgjimit të demokracisë dhe do të jetë një FESTË E MADHE E DEMOKRACISË.
Shpresoj, që të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë festë.
Kush kërkon t’jua prish festën, duhet të ketë parasysh se nuk do të ndiejë askush keqardhje që do të bëhet KURBANI i kësaj feste.









































