Athina është përfshirë nga protesta të dhunshme nga pasditja e djeshme deri mëngjesin e sotëm. Protestat janë shoqëruar me dhunë fizike dhe përleshje mes protestuesve dhe qindra qytetarëve.
Plot 6 mijë protestues u përplasën me policët pas ngjarjeve të dhunshme të së dielës.
Përplasje, goditje, molotov dhe gaz lotsjellës, sheshi i Nea Smyrni u kthye në shesh betejë. Fillimisht u rrethua dhe sulmua një stacion policie, më pas protestuesit u përleshën me policët.
Nga politika, kryeministri Mitsotakis akuzoi kundërshtarët e Syriza si frymëzues të kryengritjes ndërkohë që dje Greqia regjistroi një nga bilancet më të errëta të COVID-19, plot 3 mijë e 215 raste dhe 46 viktima në vetëm 24 orë.












































