Google search engine
Home Lifestyle ‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’/ Ermal Fejzullahu rrëfen situatën e pazakontë në...

‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’/ Ermal Fejzullahu rrëfen situatën e pazakontë në një koncert që nuk arriti t’iu besonte syve: Nuk më dhanë lekë, por kur hapa qeset i kishte mbushur me…

0
220

Një histori të pazakontë ka treguar këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu. Këngëtari shumë i dashur për publikun ka treguar se përgjatë gjithë këtyre viteve karrierë me koncerte e mbrëmje të shumta, ka veçuar një ngjarje që i ka mbetur në kujtesë.

Së fundmi, në një intervistë për Top Albania Radio, Fejzullahu ka rrëfyer për një situatë të pazakontë, ku në një koncert në mungesë të parave i ishte ofruar pagesa me drogë.

Ai thotë se ngjarja ndodhi shumë vite më parë në një koncert në Itali, por që ai sigurisht nuk e kishte pranuar ofertën e organizatorit.

“Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha ‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)”, është shprehur këngëtari.

Ermali përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat – kjo edhe ndikuar nga pandemia globale COVID-10.

Është pikërisht situata pandemike ajo e cila e ka lënë atë dhe shumë kolegë të tij, prej më shumë se një viti pa koncerte dhe mbrëmje muzikore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here