Google search engine
Home Sport Sevilja i shkakton ankth Dortmundit, barazon 2-2, por gjermanët shkojnë në çerekfinale

Sevilja i shkakton ankth Dortmundit, barazon 2-2, por gjermanët shkojnë në çerekfinale

0
211

Gjermanët po dominojnë futbollin këtë edicion. Skuadrat e Bundesligës paraqesin nivel të lartë prezantimi në UEFA Champions League dhe mbrëmë ishte radha e Borusias së Dortmundit të rikthehej në nivelet e dëshiruara, pasi eliminoi Seviljen me rezultat të të dy ndeshjeve 5-4, duke siguruar një vend në çerekfinalet e aktivitetit më të rëndësishëm europian për klube. Në fakt, gjermanët vinin në këtë duel me një moral të lartë, pasi kishin fituar duelin e parë në transfertë me spanjollët me rezultatin 3-2, pra e kishin hedhur një hap drejt kualifikimit. Dominimi i skuadrës gjermane ishte i dukshëm dhe u shpreh me golin e realizuar që në pjesën e parë, në minutën e 35-të, ku asistim të Rojs iu përgjigj si duhet “ylli” i skuadrës, Haland, që shënoi me saktësi. Pjesa e parë u mbyll 1-0 dhe vetëm sa u konfirmua epërsia e Dortmundit. Me fillimin e pjesës së dytë, talenti Haland, praktikisht më i miri në Europë këtë edicion, shënoi golin e dytë për Borusian e Dortmundit, por më pas ndërhyri VAR, i cili e anuloi atë, pasi konstatoi se Haland kishte shkaktuar më parë faull. Por pa kaluar dy minuta nga ai episod, Dortmundi fiton penallti. nga pika e bardhë gjuan vetë Haland, por portieri Bono i Seviljes bën një pritje brilante. Por gjyqtari e përsëriti për shkak të lëvizjeve në zonë. Më pas Haland është i saktë, duke shënuar golin e dytë për Dortmunditn dhe duke “kanalizuar” kualifikimin dhe duke e vendosur skuadrën gjermane në pozita komode për pjesën e mbetur të takimit. Gjithsesi, Sevilja tentoi të bënte diçka në këtë takim dhe pas disa përpjekjesh fiton penallti, e cila shndërrohet në goli në minutën e 69-të nga En Nesiri. Emocionet e këtij takimi arritën shkallën maksimale në minutat e fundit të tij, ku Sevilja bëri përpjekje maksimale për të dalë kryelartë nga kjo përballje me gjermanët. Dhe në sekondat e fundit të takimit, pikërisht në minutën e 6-të shtesë, Sevilja barazoi shifrat 2-2 me anë të En Nesirit, i cili u shërbye si duhet nga Rakitiç. Barazimi bëri që Sevilja ta mbyllë me nder këtë etapë të UEFA Champions League, por eliminohet pikërisht këtu, ndërsa skuadra që shkon në çerekfinale është Borusia e Dortmundit, e cila e meritoi fitoren dhe kualifikimin. Mbrëmjen e djeshme një duel emocionues ishte dhe ai mes Juventusit dhe Portos, i cili në 90 minuta prodhoi rezultatin 2-1 në favor të italianëve. Me të njëjtin rezultat kishte fituar Porto ndeshjen e parë. prandaj, për të përcaktuar fituesin, u desh të luhej koha shtesë 30-minutëshe. Duhet thënë se UEFA Champions League vijon sot me dy takime të tjera të rëndësishme e të nivelit shumë të lartë, ku spikat dueli Paris San Zhermen-Barcelona. Ndeshja e parë e luajtur në “Kamp Nou” të Katalonjës është mbyllur me shifrat 4-1 në favor të francezëve, të cilët e kanë hedhur një hap drejt kualifikimit, por në nivele të tilla gjithmonë ka surpriza, pasi Barça nuk dorëzohet lehtë. Dueli tjetër i mbrëmjes së sotme do të jetë ai midis Liverpulit dhe Leipzigut, ndeshje që do të luhet në stadiumin “Pushkash Arena” të Budapestit. Liverpuli e ka fituar ndeshjen e parë 2-0 dhe është favorit për të kaluar në çerekfinale. Gjithsesi, emocionet nuk do të mungojnë pasi gjermanët nuk kanë çfarë të humbasin dhe do të sulmojnë. Duelet e tjera të Champions do të vijojnë më pas javën e ardhshme.

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione të forta, sidomos takimi midis Juventusit dhe Portos, e cila pritej me mjaft interes për shkak të fitores së portugezëve në ndeshjen e parë (2-1).

Serxhio Oliveira shënoi me penallti në minutën e 19-të, duke e vënë në vështirësi serioze “Zonjën e Vjetër” italiane. Ishte një gol që solli pesimizëm në kampin juventin, ndërkohë që sulmi ishte krejtësisht i pafuqishëm për të finalizuar si duhet aksionet. Edhe pse dominimi i Juventusit në kontrollin e topit ishte mbi 60% në pjesën e parë, për italianët mungoi goli që do ta hapte ndeshjen dhe do ta vinte Juven në pozita të mira. Sidoqoftë, përpjekjet e shumta në skemën taktike për të dalë tek goli dhanë rezultat në minutën e 49-të, ku një asist i Ronaldos shfrytëzohet si duhet nga Kieza që realizon golin e barazimit. I njëjti futbollist u asistua si duhet në minutën e 63-të nga Kuadrado, duke shënuar golin e dytë dhe duke baraspeshuar rezultatin e ndeshjes së parë. Kjo kthesë e Juves u favorizua nga fakti se Taremi i Seviljes mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54-t, duke lënë spanjollët me 10 vetë në fushë. Tashmë gjithçka ishte e hapur dhe në rrugën e duhur, por edhe një moment delikat, pasi një tjetër gol nga Porto do të hidhte në erë ambiciet e Juves për të kaluar turin. Në minutën e 90-të, Morata realizoi ngolin e tretë, por VAR e anuloi, duke bërë që ndeshja të mbyllej 2-1 dhe për shkak se edhe ndeshja e parë ishte fituar nga Porto me të njëjtin rezultat, takimi shkoi në shtesë për të përcaktuar fituesin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here