Google search engine
Home Politike PD denoncon Ervin Bushatin: Ndan ndihma ekonomike nga zyrat e PS. Ja...

PD denoncon Ervin Bushatin: Ndan ndihma ekonomike nga zyrat e PS. Ja çfarë bëhet

0
270

Drejtori i fushatës së PD, Alfeed Rushaj ka denoncuar se deputeti Ervin Bushati ka nisur shpërndarjen e ndihmave ekonomike në zyrat e PS-së dhe jo në njësitë administrative.

DENONCIMI I PD:

Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së. Është mjerinë të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?! Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vend të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë. Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes. Shqipëria fiton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër. #partiademokratike#melulzimbashën#dega8#fitore#ditëmëtëmira

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here