Ambasadorja e SHBA në Elbasan, Yuri Kim, në një deklaratë për mediat, theksoi se janë tre emra që Sekretari i Shtetit në SHBA ka përcaktuar, të dyshuar të përfshirë në çështje korrupsioni.
Yuri Kim nënvizon se disa kandidatë që janë në lista mund të skualifikohen, duke shtuar se ata që blejnë votat, po shkelin ligjin e po turpërojnë veten.
“Janë 3 njerëz që Sekretari i Shtetit të SHBA ka përcaktuar. Nuk kam për të folur emrat e tyre, por mund t’i shiikoni dhe të gjeni. Ne e kemi thënë se duhen lista të pastra. Partitë e kanë marrë në konsideratë, pjesa më e madhe e tyre.
KQZ ka listën dhe është në dorën e prokurorëve dhe institucioneve që të bëjnë vettingun e kandidatëve. Disa kandidatë mund të skualifkohen. Blerja e votës është një problem në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Ata që blejnë votat, ju them se po shkelni ligjin dhe po turpëroni veten”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim.